Home Aktualitet Muxhahedinët ...

Muxhahedinët të përfshirë në trafik droge? Policia e Shtetit: Lajm i rremë

82
0

Policia e Shtetit hedh poshtë dhe e ka quajtur lajm të rremë publikimin e një artikulli në disa media mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së SHBA në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës.

“Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të drogës.

Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit”, thuhet në reagimin e Policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit