Home Aktualitet Myslim Murriz...

Myslim Murrizi: Duan të më mbyllin gojën

235
0

Policia e Shtetit i kërkon Prokurorisë ta hetojë ish-deputetin Myslim Murrizin për akuzën e “fshehjes së të ardhurave” dhe “pastrimit të parave”. Përmes një shkrimi në facebook, Murrizi akuzon funksionarë të lartë të policisë se fshihen pas këtij akti, duke thënë se në vende normale hetime të tilla i nis prokuroria dhe jo policia.

Ai shton se për periudhën për të cilën akuzohet se ka fshehur të ardhurat nuk ka qenë i zgjedhur në asnjë institucion dhe për këtë arsye, nuk ka pasur asnjë arsye se përse të detyrim të deklarojë pasurinë.

“Së pari më vjen mirë që jam rasti i parë në këto 31 vite që si ish-deputet “hetohem” survejohem dhe investigohem nga Policia e Shtetit dhe jo nga organi i ngarkuar me ligj për hetim që është prokuroria. Së dyti ftoj prokurorinë të hetojë pasuritë e mia legale të deklaruara në ILDKP sipas ligjit prej 4 vitesh rresht.

Një “ hetim” i tipit të ish-sigurimit nga policia, pa pasur as denoncim, as indicie nga pozicioni im prej 31 vitesh ku nuk kam qenë as ministër, as zv/ministër, as përgjegjës për prokurimet publike, as përfitues nga prokurimet publike si aksioner në subjektet ligjore tregtare më habiti shumë.

Unë si ish-deputet (2017-2021) kam qenë subjekt i deklarimit te pasurisë dhe kam kaluar edhe një kontroll të thelluar, por jo nga ish-sigurimsi Voci e as nga llumi i krimit ekonomik, por nga institucioni që është i ngarkuar me ligj të kontrollojë dhe hetojë pasuritë e deputetëve”, shkruan mes të tjerash Myslim Murrizi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit