Home Sporti Napoli fiton ...

Napoli fiton me poker, Rrahmani shënon ndërkohë që Veseli skuqet (VIDEO)

61
0

Napoli ka arritur një fitore me poker 4-1 ndaj Salernitanës dhe falë këtij suksesi është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në renditjen e Serie A. Napolitanët dominojnë totalisht sfidën, por pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, pas golave të Juan Jesus dhe Bonazzolit.

Djemtë e Spallettit vulosin fitoren me fillimin e pjesës së dytë, ku brenda 8 minutave shënojnë 3 gola (2 me penallti). Amir Rrahmani la shenjën e tij në këtë sfidë, pasi shënoi golin që kaloi në avantazh skuadrën e Napolit, sapo filloi pjesa e dytë.

Frederic Veseli ndërkohë shkaktoi penalltinë, që u kthye në gol nga Mertens dhe u largua nga fusha me karton të kuq, ndërkohë që Insingne vulosi gjithçka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit