Home Aktualitet Napoli i papë...

Napoli i papërmbajtshëm, mund Milanin dhe merr kreun e Seria A (VIDEO)

281
0

Napoli konfirmon formën e jashtëzakonshme që po kalon, pasi ka arritur një fitore spektakolare 2-1 në “San Siro” ndaj Milanit. Pjesa e parë ishte e balancuar me raste sporadike në të dyja portat.

Në fillimin e pjesës së dytë, Napoli fitoi penallti që do të kthehej në gol nga Matteo Politano. Milani reagoi menjëherë duke gjetur golin e barazimit me Oliver Giroud që shfrytëzoi një asist perfekt nga Theo Hernandez.

Napoli luan mirë dhe gjeti sërish golin e avantazhit. Simeone kërcen mjaft mirë në zonë në minutën e 78-të, duke e dërguar topin në cepin e portës së Maignan. Napoli me këtë fitore ngjitet në krye me 17 pikë, ndërkohë që Milani mbetet në kuotën e 14 pikëve. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit