Home Sporti Napoli përmby...

Napoli përmbys Udinesen me dopietën e Osihmen, arrin Milanin në krye (VIDEO)

45
0

Napoli nuk dorëzohet për titullin kampion, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme me përmbysje 2-1 ndaj Udineses. Ndeshja në fakt nisi në malore për skuadrën e Spallettit.

Në minutën e 22-të, Deulofeu do të shënonte golin e avantazhit me një goditje në hyrje të zonës që shkoi në cepin e portës. Napoli provoi në fraksionin e parë, por nuk do të gjente golin.

Në fillimin e pjesës së dytë, Victor Osihmen u bë protagonist me dy gola në harkun e 11 minutave. Sulmuesi nigerian ka qenë vendimtar këtë sezon me golat e tij duke ndihmuar së tepërmi Të Kaltrit që të jenë në garë për titullin. Tashmë Napoli ngjitet në kuotën e 53 pikëve, po aq sa Milani kryesues. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit