Home Aktualitet Nard Ndoka: Q...

Nard Ndoka: Qeveri teknike më 14 maj, Ramës i është kërkuar të iki. Ndërkombëtarët shohin trazira

359
0

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka bën deklaratën e fortë duke thënë se ndërkombëtarët kërkojnë një qeveri teknike për zgjedhjet vendore të 14 majit. Për ”Ora News”, Ndoka tha se arsyeja që ndërkombëtarët e kanë kërkuar ngritjen e një qeverie teknike është për faktin se shohin trazira.

”Sipas informacioneve që unë kam atij i është kërkuar edhe largimi si kryeministër, krijimi i një qeverie teknike për zgjedhjet lokale. I është kërkuar nga personazhe të rëndësishme ndërkombëtare, edhe nga pjesa e institucioneve të sigurisë së tyre në mënyrë të drejtëpëdrejtë. Pse? Shohin trazira.

Nuk mund të tolerojnë një lider që ka tendencë për manipulimin e zgjedhjeve, një lider që vjedh çdo ditë, një lider që sot i jep mijëra euro një kompanie që është në hetim për incineratorët.

I është kërkuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë të shikojë mundësinë e një kryeminstri tjetër ndoshta nga radhët e veta, por jo Rama dhe një qeverisje teknike që të përfshijë dhe faktorin tjetër politik apo jo politik për ti dhënë garanci mbatjes së zgjedhjeve lokale me një standard të pranueshëm”,-tha Ndoka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit