Home Bota Ndahet çmimet...

Ndahet çmimet ”The Best FIFA”/ Lewandowski mund Messin dhe Salah. Aleksia Putelas shpallet ”Futbollistja më e Mirë”

199
0

Në Zurich të Zvicrës u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve ”The Best FIFA Football Awards 2021”. Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë. Kështu sulmuesi i ”Bayern Munich” mposhti konkurrencën e Leo Messit dhe Mohamed Salah.

Trajneri i vitit

Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel është shpallur “Trajneri i Vitit”. Gjermani mundi në këtë garë Roberto Mançinin dhe Pep Guardiolën.

Futbollistja më e mirë

Futbollistja e Barcelonës, Aleksia Putelas fitoi çmimin si “Futbollistja më e Mirë”. Ajo u bë spanjollja e parë në histori që fiton këtë çmim.

Çmimi Fair-Play

Stafi i Danimarkës mori çmimin “Fair Play”, për shkak se vepruan në kohën e duhur duke i shpëtuar jetën mesfushorit Kristian Eriksen. Ndërhyrja e tyre në Europian evitoi tragjedinë.

Portieri i vitit

Eduard Mendy është shpallur “Portieri i Vitit”. Gardiani i Çelsit mundi në këtë garë Donarumën dhe Nojerin. Sezonin e kaluar ai fitoi Champions-in me Chelsea-n.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit