Home Bota Ndahet nga je...

Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare ish-ministri, vuante nga kanceri në mushkëri

335
0

Deputeti konservator, njëherazi dhe ish ministri i Brendshëm James Brokenshire, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, si pasojë e kancerit në mushkëri.

“James vdiq paqësisht në spitalin Darrant Valley mbrëmë, me anëtarët e familjes pranë shtratit”, thuhet në deklaratën e familjarëve, siç raporton Independent.

Familjarët bënë me dije se  James ishte në spital që të dielën, kur gjendja iu përkeqësua papritur. Ish-ministri ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa fillimisht ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri në 2018, por pas trajtimit të suksesshëm, ishte emëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në shkurt të vitit të kaluar.

Vdekja e tij bashkoi politikanët pa dallim të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit