Home Sporti “Ndaloni këtë...

“Ndaloni këtë çmenduri”, Erdogan thirrje Izraelit për bombardimin e Gazës

48
0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje Izraelit përmes X që “të ndalojë menjëherë këtë çmenduri”, për t’i dhënë fund sulmeve në Rripin e Gazës.

“Bombardimet izraelite, të cilat u përshkallëzuan mbrëmë në Gaza, shënjestruan edhe një herë gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke e thelluar më tej krizën humanitare. Izraeli duhet të ndalojë menjëherë këtë çmenduri, t’i japë fund sulmeve të tij”, shkroi kreu i shtetit turk, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të marrin pjesë në një tubim në mbështetje të palestinezëve të organizuar nga partia e tij sot në Stamboll.

Në këtë tubim “ne do të bërtasim se qëndrojmë me popullin palestinez (dhe) kundër persekutimit nga Izraeli”.

Presidenti turk kishte paralajmëruar tashmë pjesëmarrjen e tij në këtë tubim, i cili u quajt “një tubim i madh për Palestinën” dhe do të zhvillohet në aeroportin e vjetër ndërkombëtar të Stambollit.

Erdogan ditët e fundit ka forcuar dhe përshkallëzuar në mënyrë dramatike bombardimet izraelite të Rripit të Gazës në hakmarrje për një sulm të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor që vrau më shumë se 1400, sipas zyrtarëve izraelitë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit