Home Aktualitet Ndarja nga Ma...

Ndarja nga Maqedonia e Veriut për integrimin, PS refuzon të ketë mocion debati me opozitën

147
0

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se nëse Europa nuk çel negociatat në qershor, qeveria shqiptare do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut për këtë proces.

“Sigurisht të thuash që ne do të ndryshojmë menjëherë kurs se këtë porosi kemi marrë nga këshillimi kombëtar është sa antikushtetues, e antiligjore dhe provokative. Këto i thonë vetes rilindës, por rilindësit thoshin që dielli për Shqipërinë lind nga perëndimi, por për ju lind natyrshëm nga lindja. Nuk është histori patronazhistësh kjo”, tha nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Arsyet se përse dhanë votat kundër i shpjegoi Taulant Balla, i cili u shpreh se vendi ynë nuk mund të mbahet peng nga ngërçi Maqedoni e Veriut-Bullgari. Por ky nuk ishte argumenti i vetëm që bindi PS-në për të ngritur kartonët e kuq.

“Këtu tani vijnë këta. E kush këta. Këta që një pjesë e kësaj salle thonë që Shqipëria po ndryshon kurs. Shqipëria nuk ka plan b, ka vetëm plan a. Plan b keni ju të ashtuquajtur sovranista që e keni kthyer antiamerikanizmin në doktrinë dhe për këtë ne nuk ju shërojmë dot. Ju jeni shoqata e non gratave në Ballkan. Mbani qëndrime që nuk ju kupton askush”, u shpreh Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit