Home Aktualitet Ndërkombëtarë...

Ndërkombëtarët dënuan tensionet në protestë, reagon Noka: Qytetarët janë irrituar nga vjedhja

31
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur në lidhej me protestën e mbajtur sot para Bashkisë Tiranë në lidhje me aferen ‘5D’.

Në lidhje me reagimin e SHBA dhe BE që dënuan dhunën e protestës, Noka u shpreh se edhe ndërkombëtarët duhet të mirëkuptojnë irritimin kur qytetarët e Tiranës janë qytetarët më të vjedhur nga një skemë shtetërore.

“Mirëkuptojmë shqetësimin e aleatëve por kërkojmë të mirëkuptohet revolta e irritimi qytetar sepse qytetarët e Tiranës janë të vjedhur nga një skemë shtetërore në krye të të cilit ndodhet kryetari i bashkisë. Pas inceneratorit kjo është vjedhja e dytë e shekullit. Skemë tipike e mafias. Organizata kriminale 5D më e famshmja ndaj irritimi i qytetarëve është legjitim. Veliaj duhet të largohet, nuk mund të rrijë më asnjë ditë në krye të asaj bashkie. Nuk është votuar nga qytetarët për të vjedhur por për të qeverisur”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit