Home Aktualitet Ndeshja me Po...

Ndeshja me Poloninë, Duka: Objektivi i Shqipërisë është kualifikimi në Europian

101
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për mediat para nisjes stërvitjes së Kombëtares shqiptare, para ndeshjes me Poloninë. Duka deklaroi se objektivi është i qartë, kualifikimi në Europian, ndërsa shtoi se stafi i trajnerëve ka qëndruar në shtëpi që nga nisja e punës.

”Diferencat në futboll janë të vogla. Nëse do t’i bashkojmë të voglat bashkë, bëhet hapi cilësor për të shkuar më lart. Risia në këtë edicion kjo është. Duam të kemi një rezultat akoma më të mirë në kualifikueset e EURO 2024.

Stafi ka qenë i angazhuar 100% në Shqipëri. Nga dita e parë e kontratës deri sot. Kanë jetuar gjithë kohën në Shqipëri. Duken me energji pozitive. Kjo energji pozitive t’i shërbejë futbolli. Siç thuhet në futboll ndeshje e radhës. Të shohim Poloninë dhe më pas të tjerat. Ka kërkuar ta nisë edicionin këtu, në shtëpinë e futbollit. Koha ka qenë e shkurtër. Për këtë falënderoj administratën e futbollit që kanë punuar 24 orë për të qenë gati. Kërkesa është e të gjithëve që ekipi të jetë maksimalisht i angazhuar. Të na dhurojnë diçka pozitive.

Kemi bërë gjithçka për të pasur rezultatet më të mira. Kemi vënë gjithçka në dispozicion të këtij stafi. Objektivi ynë është kualifikimi në EURO 2024. Nuk është një grup i lehtë. Luhet në një periudhë të ngushtë. Sa më pak mungesa, të çon në rezultate pozitive. Shpresojmë që të kemi më shumë në rezultatet pozitive”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit