Home Aktualitet Ndoka: Basha ...

Ndoka: Basha veproi si skuth, dosja e lobimit rus e bëri peng të Ramës

131
0

Një lajm i vjetër, ka rindezur debatin për një financim të mundshëm rus në Partinë Demokratike, gjatë kohës që kryetar ka qenë Lulzim Basha. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i pyetur nëse Sali Berisha ka qenë në dijeni për fondet ruse në vitin 2017, tha se nuk beson se ka pasur dijeni të drejtpërdrejtë.

”Zoti Basha ishte tinëzar, nuk ishte i hapur me zotin Berisha. Koha vërtetoi të kundërtën, që ka vepruar si skuth dhe tinëzar, në raport me zotin Berisha.

Zotit Berisha i është kërkuar nga ambasadori amerikan të mbante qëndrim ndaj Bashës, por ishte diçka me dritëhije, nuk kishte diçka në dorë zoti Berisha, por ishte interpretim se ajo kishte ndodhu.

Gjithnjë kam pyetur veten se çfarë halli kishte Basha për të braktisur Berishën. Fakti ishte se Basha u kap me presh në dorë, e bleu Putini dhe ai ndaj ai mbeti peng i Ramës me atë dosje. Nuk kishte aftësi për tu përballur me atë dosje, ishte i kapur në të katër anët. Kjo ishte arsyeja pse Basha nuk ishte vetvetja në aspektin mora, dhe politik”,-tha në ”MCN TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit