Home Aktualitet Ndoka për 25 ...

Ndoka për 25 prillin: Shehi i mori votat e veta, Dulen e caktoi pa lidhje në Tiranë

14
0

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ndez një debat me shprehjen se aleatët i kishin dhënë më shumë sesa i kishin marrë Partisë Demokratike.

Më pas, gjeti kohë për t’i kthyer përgjigje çdo ndjekësi duke diskutuar me të lidhur me ndarjen e mandateve dhe kontributin e çdo aleati, duke e cilësuar vendosjen e kreut të “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, Vangjel Dule në listën e Tiranës.

Ndoka nuk arriti të kishte një marrëveshje me Bashën pë zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plotë

Aleatët i kanë dhënë më shumë PD-së, se i kanë marrë, gjithmonë! Po, por PD pa aletatët nuk vjen kurrë në pushtet! Nje parti që merr mbi 10 mijë vota në shkalle vendi, i jep PD 2-3 mandati në varesi të formules se Kodit Zgjedhor!

Çdo parti që del në vete e demton Opoziten dhe PD-në, si e demtuan në fakt keto që provuan. Çdo parti që merr mbi 10 vota është kontribuese më shumë se nje mandat. Dashamir Shehi ka marrë vota personale në Tiranë, sa nuk kishin marrë të gjithë kandidatët e PD-së sëbashku pa sigël.

Dule mbështetjen elektorale e ka në Qarqet (Vlorë, Korçë e Gjirokastër), ndërsa e caktuan palidhje në Tiranë.

Mos të harrojme nje fakt, Mediu, Shehi, Duke e Dule, vertet moren nje mandat, por i dhane PD-se vota në të gjithë vendin, qe të gjithë bashke janë mijra vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit