Home Aktualitet Ndryshimet në...

Ndryshimet në qeveri, Lela: Makinës së PS-së i ka vd*kur motori, Ramës i kanë ikur elitat nëpër burgje

95
0

2024 nisi me krijimin e dy ministrive të reja nga ana e kryeministrit Edi Rama. Alfred Lela, drejtor i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike e Berishës, tha në ”News 24” se ndryshimet në qeveri janë thjeshtë kozmetikë dhe se Ramës i kanë ikur elitat me të cilat erdhi në pushtet.

“Përpjekja e Ramës për të rilindur trëndafilin e tharë të PS-së me Gonxhen, që edhe ai është një gonxhe e tharë nga e shkuara, është një arnë në gjithë këtë batërdinë e skandaleve të shumta, duke nisur nga ky i fundit që pati shpalosjen e radhës që është McGonial, nuk më thotë asgjë.

Ramës dhe PS-së, i kanë rënë elitat me të cilat ka ardhur në pushtet dhe tani vendos Igli Hasanin dhe këtë Pirdenin. Të kanë ikur Ahmetaj me të cilën ke ardhur në pushtet, Tahiri, nja tre a katër i ka në burgje.

U kujtua pas 10 vjetësh për të bërë një reformë që e ka premtuar. Rama nuk është se u zgjua si laburist dhe po sjell figura të reja. I kanë ikur njerëzit pasi ia ka marrë golleja e madhe e burgjeve dhe SPAK-ut. Ndryshimet janë kozmetikë”, tha Lela.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit