Home ShowBiz Ndryshimi në ...

Ndryshimi në pamje i Tom Cruise habit gjithë rrjetin

324
0

Tom Cruise është një ndër aktorët më të dashur për publikun, i cili edhe me kalimin e viteve vazhdon të jetë në listën A të botës së Hollywood-it.

Së fundmi, aktori ka surprizuar fansat e tij pasi dukej shumë ndryshe teksa po shijonte lojën 2 të Serisë së Divizionit të Ligës Kombëtare në San Francisko.

Ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve ka qenë pamja e ndryshuar e aktorit.

Edhe pse shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale besojnë se shkak për këtë është bërë shtimi në peshë, ka nga ata që mendojnë se aktori mund të ketë bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Kujtojmë se si pasojë e problemeve me “Hollywood Foreign Press Association”, Tom Cruise ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në Golden Globes.

Ky vendim erdhi mes polemikave rreth HFPA, organizata pas Globes, për mungesën e diversitetit, posaçërisht pa anëtarë me ngjyrë, dhe për përfitimet financiare nga disa anëtarët e saj.

“Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in”, janë shprehur përfaqësuesit e NBC për mediat e huaja.

Kujtojmë se Cruise fitoi çmimin si aktori më i mirë për interpretimet e tij në “Jerry Maguire” në 1997 dhe “Born on the Fourth of July” në 1990 dhe çmimin e aktorit më të mirë dytësor për “Magnolia” në 2000.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit