Home Ekonomi Në 7 muaj, 3....

Në 7 muaj, 3.9 milionë të huaj erdhën në Shqipëri

113
0

Të ardhurat nga turizmi i këtij viti janë shtuar, pasi në 7 muaj, Shqipërinë e kanë vizituar 3.9 milionë turistë të huaj. Sipas të dhënave të INSTAT nga janari deri në korrik kanë ardhur më shumë se 643 mijë të huaj sesa në vitin më të mirë turistik atë të 2019-ës.

Referuar të dhënave nga Ministria e Financave, qarkullimi ekonomik i bizneseve të Hoteleri-Turizmit është rritur më 23% gjatë periudhës maj-qershor referuar deklaratave të TVSH-së, krahasuar me një vit më parë, ndërsa në korrik aktiviteti u rrit me 25%.

Ndikim në rritjen e të ardhurave të TVSH-së ka padyshim edhe rritja e çmimeve, pasi ky sezon është shoqëruar me denoncime jo vetëm nga qytetarët por edhe nga qeveria për çmime abuzive kryesisht në jug.

Ecuria e mirë e turizmit sipas Financave ka pasur edhe kontributin më të madh në hapjen e bizneseve të reja, dhe rritjen e numrit të punonjësve në sezon.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit