Home Magazine “Në 8 vite nu...

“Në 8 vite nuk keni parë asgjë, 4 vitet e ardhshme do shihni tmerrin”, avokati bën paralajmërimin e fortë

11
0

Avokati Altin Goxhaj, ka qenë i ftuar në studion e Fax News, për të folur në lidhje me situatën politike në vend. Goxhaj ka folur për aksionet e ndërmarra së fundmi, për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Ai thotë se jo pa qëllim janë lënë për t’u zbatuar pas zgjedhjeve. Avokati thotë se që prej një jave në vend ka filluar represioni policor, duke rikthyer dhunën.

Më tej, ai shton se në vend do të ndohin gjëra të reja gjatë kësaj jave duke vënë në zbatim sipas tij planin për ‘shpopullimin e Shqipërisë’.

“Në këtë javë do fillojnë të ndodhin gjëra. Javën që kaloi u shpërndanë tatimorët në cdo biznes për të kërkuar gjobën e 1 milion lekëve për qeverinë. Këtë javë ka filluar represioni policor, është rikthyer dhuna. Në gjykatat e Shqipërisë, plot me cuna të rinj të cilët akuzohen për protestat e Klodian Rashës, ndërkohë që doli këtë javë videoja e vrasjes së tij, të cilën ata e kishin parë që ditën e parë.

Pse shpikën pistoletën e lloj lloj gjërash, dhe familja vijon të heshti. Kjo është një situatë skandaloze.

Në gjykatë i mbajnë të gjithë zvarrë nëpër komisariate. Në këtë javë do shohim fazën e re për atë që quhet ‘plani për shpopullimin e Shqipërisë. Kanë marrë urdhër të gjithë institucionet e vendit për të shembur sa më shumë ndërtime. Këto 4 vite do shihni tmerrin, në 8 vite nuk keni parë asgjë, madje do ju marri malli për ato vite.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit