Home Aktualitet Në bashkinë e...

Në bashkinë e Kuçovës do rinumërohen 18 kutitë me vota! Maliqi: Zgjedhjet të shpallen të pavlefshme

118
0

Pas mbledhjes, Kolegji Zgjedhor ka vendosur rinumërim të 18 kutive në bashkinë e Kuçovës. Kandidati i Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi, kërkoi shpëlljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit në Kuçovë.

Gjatë seancës gjyqësore që zgjati gati 9 orë, Kolegji këqyri pamjet e kamerave të disa qendrave të votimit, ku u konstatua se në disa prej tyre kishte votim familjar, vëzhgues që shkonin brenda dhomës së fshehtë të votimit e vëzhgues që ndihmonin votuesit në palosjen dhe futjen në kuti të votave.

Sipas paditësit Lefter Maliqi, votim familjar ka pasur të paktën në 1254 raste. Po ashtu, nga pamjet filmike të shfaqura në seancë u konstatuan disa qendra votimi ku kamera e KQZ nuk kishte funksionuar fare, në disa të tjera ishte e shfokusuar, si edhe raste ku nga këndi i vendosjes së saj nuk shquheshin dhomat e fshehta dhe kutitë e votave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit