Home Bota Në Greqi vota...

Në Greqi vota blihet lirë, pesë persona arrestohen me zarfe me nga 20 euro

231
0

Greqia i drejtohet sot kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Se çfarë do të ndodhë nga dita e nesërme do të varet nga vendimi i qytetarëve.

Pesë persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një zonë të Kardicës në Greqi për shkelje të ligjit zgjedhor.

Në një automjet në pronësi të njërit prej tyre, u gjetën 197 karta identiteti, një pasaportë, dy fotokopje të kartave të identitetit si dhe një çantë me 114 zarfe të mbyllura, ku secili përmbante kartën e kandidatit për deputet dhe pesë fletë votimi me emrin e tij “të kryqëzuar”.

Njëkohësisht dy prej të arrestuarve iu gjet një shumë totale prej 6060 euro.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit