Home Aktualitet Në mes të Par...

Në mes të Parlamentit serb, deputeti-Vuçiçit: Kosova është shtet i pavarur

309
0

“Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha presidenti Aleksandar Vuçiç, në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë.

Por deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ishte i vetmi zë opozitar në seancën dedikuar Kosovës. Ai i njohu ligjvënësit serbë edhe njëherë me realitetin, që Kosova është një shtet i pavarur, ndërsa nënvizoi se e vetmja mënyrë për të normalizuar raportet është përmes një marrëveshjeje në dialog.

“Në kontekstin e marrëveshjes së ardhshme, më duhet të theksoj se reciprociteti është zgjidhja e duhur, për aq kohë sa synimi është që problemet të zgjidhen me mjete politike. Interesat duhet t’i përmbushni përmes marrëveshjes, pasi nuk do të mundeni përmes vendimeve të njëanshme. Kosova është e pavarur nga Serbia, dhe çfarëdo që dëshironi të arrini atje, duhet ta bëni përmes marrëveshjes me qeverinë atje dhe kushdo të jetë në krye të qeverisë atje, nuk do jetë një ndikim për Serbinë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit