Home Rajoni Në samitin në...

Në samitin në Bruksel, flitet që BE do të marrë masa ndaj Serbisë e Kosovës

50
0

Në samitin dyditor, i cili do të mbahet në Bruksel më 29 dhe 30 Qershor, liderët e BE-së do të diskutojnë situatën në veri të Kosovës. Ata do t’u bëjnë thirrje të dyja palëve që të deeskalojnë situatën sipas draft konkluzioneve të samitit.

”Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës dhe bën thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të theksuara tashmë nga Bashkimi Evropian.

Si hap tjetër kërkohet vazhdimi i ndërmjetësimit të BE-së në dialogun e udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes së Ohrit dhe aneksit të zbatimit të saj që janë hapa të domosdoshëm për rrugën drejt normalizimit. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative për të dyja palët”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit