Home Bota Në SHBA shpër...

Në SHBA shpërthen një tjetër epidemi, zogj të ngordhur kudo

5
0

Përpos Covid-19, një epidemi e re ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara. Janë zogjt ata që preken dhe ekspertët janë të shokuar. Specie të shumta zogjsh, kryesisht në Uashington D.C, gjenden të ngordhura pa ndonjë arsye.

Fenomeni filloi në prill në shumë shtete të SHBA dhe ornitologët aktualisht thonë se zogjtë që ngordhin kanë sy të fryrë dhe probleme neurologjike, që më pas i bën ata të humbin ekuilibrin.

Jim Monsma, themelues dhe drejtor i një qendre për mirëqenien e kafshëve në kryeqytetin amerikan, thotë se nuk është e pazakontë të gjesh zogj me probleme në sy, por kjo është “një epidemi e pazakontë”.

Testet mbi zogjtë e ngordhur deri më tani kanë dështuar. Janë përjashtuar shkaqe të ndryshme të mundshme, siç është sëmundja e Nilit Perëndimor. “Ne nuk dimë asgjë akoma”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit