Home Aktualitet Nën hetim pas...

Nën hetim pasuror nga SPAK, reagon për herë të parë Elvana Gjata. Fton shqiptarët…

288
0

Elvana Gjata reagon. Ajo është këngëtare e nivelit të lartë, por sot u bë lajm nga kronika e zezë. SPAK-u ka nisur hetim pasuror për Elvana Gjatën, e cila doli në përgjimet e fundit në aplikacionin ”SkyECC” që çoi në goditjen e grupit të strukturuar kriminal, mes tyre ish i fejuari i saj Ervin Mata, Erzen Breçani e djali i tij Eralbi Breçani.

Në përgjime ajo është përmendur si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin. Bëhet fjalë për një shumë rreth 500 mijë euro, por nuk dihet nëse transferta është realizuar apo jo përmes llogarisë së Elvanës.

Pas këtij lajmi, këngëtarja ka bërë reagimin e parë, ku në fakt ka treguar se po vazhdon axhendën e saj dhe ka publikuar që sonte ( 24 nëntor) do të jetë në koncert në Gjermani dhe që ka ftuar shqiptarët që të jenë aty.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit