Home Aktualitet Nga ”Ai...

Nga ”Air Albania”, vaksinimi zhvendoset pranë qendrave shëndetësore

29
0

Që nga data 1 Maj, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve, do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi anti-covid.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqendruar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, do të transferohet pranë qendrave shëndetësore. Për të kryer vaksinën anti-covid, duhet kontaktuar mjeku i familjes. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore.

Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar, 4-6 muaj pas dozës së tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit