Home Aktualitet Nga rruga me ...

Nga rruga me gomone te pritja me “Range Rover”, “DailyMail” reportazh për shqiptarët

130
0

Sipas “DailyMail”, emigrantët shqiptarë të vendosur në hotele pasi kalojnë Kanalin merren nga të afërmit brenda disa orësh. Ata kanë kryer investigime në hotelin “Crowne Plaza” pranë aeroportit Heathrow, dhe më pas është zbuluar se shqiptarët merren nga të afërm që kanë mjete luksoze. Hoteli i cili ka një palestër dhe pishinë, është i mbushur tërësisht nga emigrantët që kanë kaluar Kanalin me varka të vogla.

Të premten, Sadik Mura, një biznesmen shqiptar me qendër në
Wigston, Leicester, mbërriti për të marrë dy kushërinjtë e tij nga hoteli me 465 dhoma, i cili dikur paguante 150£ për natë për një dhomë standarde përpara se të fillonte të përdorej për të strehuar azilkërkuesit.

Mura i cili kishte një Range Rover me vlerë rreth 80,000 paundë. Gjatë gjithë ditës, automjetet mbërrijnë para “Crowne Plaza” dhe emigrantët shqiptarë merren nga ato.

Ihsan Abdul Karim, një kurd i Irakut, i cili ka qenë në hotel për gati një muaj, tha: “Shqiptarët po shesin drogë brenda. Mes tyre ka edhe zënka”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit