Home Magazine Nga thatësira...

Nga thatësira del në sipërfaqe qyteti 3400-vjeçar

488
0

Thatësira ka nxjerrë mbetjet e një qyteti nga epoka e Perandorisë Mittani, rreth 3400 vjet i vjetër dhe i vendosur në Lumin Tigër. Ujërat u tërhoqën dhe u zbulua prania e asaj që mund të ishte Zakhiku i lashtë, një qytet i madh me ndërtesa mbresëlënëse dhe që besohet të ketë qenë një qendër e shquar e Perandorisë Mittani, afërsisht midis viteve 1550 dhe 1350 para Krishtit.

”Qyteti i përhapur me një pallat dhe disa ndërtesa të mëdha mund të jetë Zakhiku i lashtë”. Vendi në Lindjen e Mesme është një nga ata që po vuan më së shumti nga ndryshimet klimatike, sidomos muajt e fundit, ku në jug është shënuar thatësirë ​​ekstreme.

Kjo motivoi nxjerrjen e ujit nga rezervuari, që të mbjellat të mos thaheshin. Po ashtu u gjetën mbetjet e qytetit të epokës së bronzit, i zhytur nën ujë për dekada dhe për të cilin nuk kishte pasur hetime të mëparshme arkeologjike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit