Home Aktualitet ”Ngadal...

”Ngadalë se na lemerise”, Fuga i përgjigjet Koçit: Lëshohet bash si Osman Takja kundër armiqve

23
0

Akademiku i mirënjohur Artan Fuga ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PS-së Petro Koçi për deputeten e PD-së Flutura Açka, teksa e cilësoi dhe akademikun e njohur, një nga zërat e fortë kundër ligjit për Akademinë e Shkencave si “ballist të Berishës”, “narcist”, “gjithollog”.

Fuga pyet pse e kanë lëshuar nervat dhe më pas e krahason me kryengritësin Osman Taka dhe e këshillon të ngadalësojë. Sipas tij, përplasja ka ardhur për shkak të kundërshtimit nga ana e tij të projektligjit për akademinë e shkencave, si antikushtetues.

”Ai ka firmosur për akademinë e shkencave, si antikushtetues dhe meqë kam shprehur dakordësine për çka e kanë konsideruar metodën e tij puç institucional, si edhe pse kam botuar fjalë të tija dje në Kuvend”,-shkruan Fuga.

Postimi i plotë

Pse e kanë lëshuar kaq keq nervat Petro Koçin? Meqë Petro Koci, i dorëhequr disa herë nga mjaft detyra, si edhe së fundmi i dorëhequr si zëvendëskryetar komisioni në Kuvend, në një postim në fcb, për shkak të kundërshtimit tim të projektligjit që ai ka firmosur për akademinë e shkencave, si antikushtetues dhe meqë kam shprehur dakordësine për çka e kanë konsideruar metodën e tij puç institucional, si edhe pse kam botuar fjalë të tija dje në Kuvend, me akses publik, më quan, sado pa përmendur emrin, “ballist të Sali Berishës”, “narcist”, “gjithollog”

Hahaha Petro antifashisti, të kanë lëshuar fare nervat! Unë nuk kam faj që të pëlqej! Është më e fortë se unë! Nuk kam asnjë siguri se autori e di kuptimin e fjalëve që përdor. Kam dyshime. Por, e siguroj se më ka bërë të qesh sot me vete, si edhe të mendoj çfarë deputeti kemi që kur një qytetar si unë, sado gjithollog, narcist, ballist, të jem, e kundërshtoj publikisht, në të drejta e mia qytetare, ai lëshohet bash si Osman Takja kundër armiqve, ku Petrua, ku Osman Takja, me batare fjalësh rruge.

Ngadalë Petro se na lemerise! Hahaha! Është e qartë që deputet si ky nuk kanë si të jenë më të tillë. Unë e di se e ka mandatin e fundit. Ndërkohë e përshëndes me një hit, më të shtrenjtin në botë, besoj, ku këngëtari, si gjithollog është edhe politikan, legjislator i shkencës, kryetar ish-partish, tani edhe mbytës i zërit qytetar, etj, dhe këndon ‘live’ duke parë veten në pasqyrë sikur të isha unë, narcisti. Dhe e poston vetë ai! Jooo, deri këtu nuk ka narcist që arrin, unë jo e jo! Ia vlen! Unë sinqerisht e dëgjoj çdo të enjte në mëngjes! Shijojeni!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit