Home Bota Ngjarja shoko...

Ngjarja shokon vendin! Djali 13 vjeç vret kosovarin në Francë

184
0

Duke cituar shtypin francez, mediat në Prishtinë raportojnë se një kosovar 33 vjec në qytetin Nancy është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Fillimisht, si e dyshuara kryesore për vdekjen e tij ishte shpallur partnerja, e cila para organeve të drejtësisë dha disa deklarata të paqarta mbi ngjarjen e rëndë.

Por verifikimet treguan se historia ishte edhe më dramatike se kaq: “France Bleu” thotë se prokuroria e Nancyt njoftoi se për këtë vrasje është ndaluar djali 13-vjeçar i viktimës, që mendohet ta ketë qëlluar të atin me plumb në kokë.

Sipas të dhënave të para, burri, që kishte konsumuar shumë alkool ka rrahur bashkëshorten, e në atë moment, i biri, që është dhe më i madhi i pesë fëmijëve të çiftit, ka marrë armën e të atit dhe e ka qëlluar.

Prokurori François Perain tha se viktima, që nuk kishte precedent të mëhershëm për dhunë, vdiq po atë ditë në spitalin e Nancyt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit