Home Kronike Ngjarje tragj...

Ngjarje tragjike në Elbasan, i riu humb jetën në llixha

64
0

Një 34 vjeçar është asfiksuar në ujërat termale të llixhave në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se ai ka qenë në shoqërinë e një miku të tij. Ata kanë udhëtuar nga Tiranë, drejt Elbasanit dhe kur janë afruar pranë llixhave kanë hyrë për tu larë edhe pse vaskat ishin të mbyllura. Raportohet se dy të rinjtë i kanë hapur vetë rubinetat e vaskave për t’i mbushur ato me ujë termal.

Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit