Home Aktualitet Ngjarjet e bu...

Ngjarjet e bujshme të 2021/ Monstra i Fierit që “çmendi” vendin, përse bëri kurban një 8-vjeçar, ende pa përgjigje

565
0

Vrasësi Klodian Çalamani po del të jetë i aftë mendërisht. Ngjarja ka shumë enigma, ku kryesorja janë deklaratat e të afërmeve që në këtë vrasje është e përfshirë edhe një grua

Nga: Redjon Shtylla

Vrasja monstruoze e 8-vjeçarit Mateo në Fier nga komshiu i tij, Klodian Çalamani më 16 nëntor, tronditi thellë shoqërinë shqiptare, dhe pasojat janë të rënda. Dënim me vdekje kërkon populli për vrasësin monstruoz. Ëngjëlli Mateo ishte preja e 38-vjeçarit, që bëri të çmendur një vend. E nëse çmendi një vend nga krimi i tmerrshëm, ai është i qetë, pranues i krimit dhe pa shfaqje pendese.

Historitë e Klodian Çalamanit janë të frikshme, alarmuese dhe tregojnë se vijojmë të jemi një shtet i dobët, por do të ndalemi pak më poshtë pse e cilësojnë vendin tonë të tillë. Ajo që e rëndon më shumë situatën është se vrasësi po del të jetë i aftë mendërisht, dhe këtu lind pyetja pse u vra Mateo, për çfarë u bë kurban një ëngjëll i vogël?

Sipas dëshmisë së nënës, vogëlushi kishte dalë nga shtëpia në orën 08:00 të datës 16 nëntor, e nuk ishte kthyer më në banesë. E shqetësuar, nëna ka telefonuar sallën operative të policisë dhe ka treguar për rastin. Rreth një orë më pas, ajo ka bërë kallëzimin për humbjen e djalit. Uniformat blu kanë nisur kërkimet. Nga provat që ata kishin, kanë shkuar për kontroll në banesën e Çalamanit dhe pas kërkimeve, kanë gjetur trupin e jetë të fëmijës të mbuluar në baltë në oborr. Autoritetet kanë gjetur më pas dhe kanë arrestuar Çalamanin, i cili ka pranuar krimin.

Ai vau fëmijën me kazmë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një lopatë, biçikletë dhe rroba të vrasësit, të cilat janë dërguar në laborator. Mbi të rëndon vepra penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”.

Pas vrasjes në vend nisën një sërë protestash dhe e gjithë Shqipëria u ngrit në këmbë për këtë ngjarje që nuk kishte ndodhur për shumë vite. Për ditë me rradhë kudo flitej për këtë ngjarje. Familja dhe qytetarë të Fierit protestuan me kërkesë e dënimit me vdekje për autorin. Në paraburgimin e Vlorës, aty ku ende Çalamani mbahet i izoluar nga të dënuarit e tjerë, u mbaj protestë.

Banesa e rrënuar një katëshe, e pistë dhe e pabanueshne ku ndodhi krimi monstruoz u përfshi nga flakët e zjarrit disa ditë pas vrasjes. Ajo ishte hakmarrja e parë ndaj 38-vjeçarit. Kurse kostoja mesatare vjetore për një të burgosur në vendin tonë shkon në rreth 9 mijë euro. Duke marrë parasysh që mosha mesatare e jetëgjatësisë në vend për meshkujt është 77-vjeç, Klodiani i bie që të kryejë 39 vite burg. 350 mijë euro për 39 vite burg, gjithmonë nëse dënohet me burgim të përjetshëm dhe nëse do të jetojë deri në atë moshë.

Gjendja e Çalamanit në burgun e Vlorës paraqitet e qetë dhe se vijon të qendrojë në izolim në ambientet e këtij burgu. Ai nuk është vizituar në burg nga asnjë i afërm i tij, dhe asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur të njëjtën veshje që kishte kur u arrestua. Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje.

Sipas një deklarate bombë, një grua mund të jetë e përfshirë në krim. Mateo ka parë diçka, thotë tezja e tij. Nëse shoqëria nuk merr masa, krime të tjera kanë për të ndodhur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit