Home Aktualitet Ngujohen për ...

Ngujohen për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë të Trepçës

23
0

Kanë mbetur të ngujuar në miniera për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë të Trepçës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi duke shtuar se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti me energji elektrike.

“Për shkak të një defekti me energji elektrike, kanë mbetur të ngujuar për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë në kombinatin Trepça”, tha Jonuzi.

Sipas tij, pritet që këta minatorë të dalin shumë shpejtë nga këto hapësira.

“Po besoj shumë shpejtë kanë për të dalë nga këto hapësira”, përfundoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit