Home Aktualitet Nikoll Lesi: ...

Nikoll Lesi: Një vend pa opozitë është ulërimë e madhe për shoqërinë

502
0

Botuesi i KOHA JONË, Nikoll Lesi komenton lëvizjen e Sali Berishës në bazën e PD dhe faktin që ai ka arritur të sigurojë mbështetje masive të militantëve.

I ftuar në emisionin “Te PaEkspozuarit” të Ylli Rakipit në MCN, Lesi tha ndër të tjera se “që është fakt se baza demokrate është me doktorin, kjo kot të diskutojmë. Problemi shtrohet nëse do të kemi një Berishë si në 2005 apo jo?  Është pak tragjike dhe komike ti rikthehemi Berishës si shpresë, por jemi të detyruar të pranojmë faktin se nuk ka opozitë të besueshme. Më mirë ujë i trazuar sesa ujë i ndenjur. Bashën e njoh dhe e respektoj për kulturën europiane, por për në Shqipëri duhet lider i fortë, përbashkues, të thotë hajdeni pas meje përballë regjimit. Jo populli përpara dhe lideri pas. Berisha është faktor dhe PD-në e ka marrë, por dilema ime është, a do të jetë një PD e madhe, një front, apo merr PD selinë dhe mund Bashën e përfundojmë me kaq. Luftë mes dy vetave apo betejë për ngjallur opozitën në Shqipëri.

Një vend pa opozitë të fortë, është vend i mbaruar. Para tre ditësh fola me një deputet pro Bashës. I thashë nëse bëhet protestë e madhe dhe populli shkon me Berishën, ju do të rrini në seli apo në protestë? Më tha do të shkoj tek protesta, nuk pyes Bashën. Nëse Berisha përbashkon, bën një front të hapur dhe jo një PD sa për vete, do jetë gjë e mirë. Një vend pa opozitë është ulërimë e madhe për shoqerinë” , tha ndër të tjera Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit