Home Aktualitet Nis epoka e B...

Nis epoka e Ballës kundër të fortëve. Urdhëri i parë, arrestimi i Rrahjave

30
0

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi këtë të hënë takimin e parë me drejtues të kësaj ministrie dhe strukturave të varësisë për të komunikuar priroritetet e detyrës së tij. Kërkesa e tij e parë është edhe një sinjal për grupet e të fortëve. Balla kërkon nga policia që të arrestojnë sa më parë vëllain dhe djalin e ish-deputetit të Fushë-Krujës Rrahman Rraja, lidhur me ngjarjen në Borizanë për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja.

Po ashtu Balla premton një Polici ndryshe, ku i kërkoi Policisë së Shtetit që të mos preken nga ndërhyrjet e deputetëve dhe kush tenton të shkelë ligjin, të raportohet në Ministrinë e Brendshme.

Ndërsa vuri në dukje se janë goditur vetëm punonjës të thjeshtë dhe jo kokat më të larta që abuzojnë me detyrën, ministri Balla u kërkoi drejtuesve të Policisë së Shtetit të mos ulen në kafe e restorante as gjatë dhe as pas pune.

Për më tepër ministri tha se në fokus të punës së tij do të jetë mbështetja për punonjësit e policisë, si në aspektin financiar, ashtu dhe në strehim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit