Home Aktualitet Nis puna për ...

Nis puna për rehabilitimin e përroit të Lushnjes, Balla: Do të shndërrohet në një mjedis të gjelbër,

81
0

Së shpejti do të nisë puna për rehabilitimin e përroit të qytetit të Lushnjes. Lajmin e dha drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, i cili deklaroi se ky projekt do të jetë një nga investimet më të mëdha të qeverisë shqiptare në Lushnje.

“Falë një bashkëpunimi të ngushtë të Bashkisë së Lushnjes me Fondin Shqiptarë të Zhvillimit dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare është bërë i mundur detajimi i projektit final.

Kemi marrë garancinë nga Kryeministri Rama që ky të jetë projekti më i madh që do të financohet në qytein e Lushnjes. Investimi do ti japë këtij qyteti një një çlirim. Kjo është një arterie e rëndësishmë e këtij qyteti dhe nga një përrua është shëndërruar në një xhungël, ku prej shumë vitesh akumulohen mbetje.

Pas përfundimit të investimit kjo zonë do të shndërrohet në një mjedis të gjelbër, ku qytetarët e Lushnjes do të kalojnë pasditet e tyre. Nëse punimet do të ecin me ritmin e duhur, dëshira ime është që Krishtlindjete 2022 ta gjejnë Lushnjen projektin e përfunduar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit