Home Aktualitet Nis punën Kom...

Nis punën Komisioni Hetimor për zgjedhjet. Tre muaj kohë për të hetuar 25 prillin

48
0

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nis këtë të hënë, ndërsa pritet të zgjasë tre muaj.

Mbledhja e parë pritet të jetë formale, ndërsa marrin pjesë anëtarë të opozitës dhe maxhorancës.

Nga ana e Partisë Demokratike do të jenë deputetët Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi apo Gazment Bardhi.

Ndërsa Partia Socialiste zgjodhi të përfaqësohej nga anëtarë në nivel teknik.

Sa i përket çështjes “Beccheti”, e cila u refuzua nga ana e maxhorancës, demokratët do ta çojnë çështjen deri në Gjykatë Kushtetuese.

Ata po shkruajnë padinë e radhës, duke iu referuar vendimit të 2015-ës, ku thuhet se nëse kërkon një palë, parlamenti duhet t’i japë dritën jeshile një çështje të caktuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit