Home Ekonomi Një dietologe...

Një dietologe në SPAR Albania, kontribut për mirëqenien fizike dhe shëndetin mendor

182
0

SPAR, gjiganti botëror që shtrihet në 48 vende dhe katër kontinente, është i pranishëm edhe në tregun tonë prej më shumë se pesë vitesh. Bëhet fjalë për të vetmin rrjet me dy hipermarkete dhe 68 dyqane në të gjithë vendin, si edhe me produkte me emrin e vet, të prodhuar në Europë.

Promovimi u ushqyerjes së mirë është një nga drejtimet ku SPAR ka fokusuar përpjekjet e përgjegjësisë sociale. Roli i produkteve cilësore, i kombinuar me informacionin e duhur nutricionist luajnë rol kryesor për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

SPAR Albania tashmë ka nisur bashkëpunimin me Diola Dostin, nutricioniste dhe dietologe. Ajo trajton prej më shumë se 10 viteve temat e edukimit në ushqyerjes, si zanafillë e mirëqenies apo edhe problematikave shëndetësore. Libri i saj “Mësimet e Diolës, ushqim për çdo sëmundje” është nga më të kërkuarit për këdo që kërkon të kujdeset për shëndetin nëpërmjet ushqimit.

Diola Dosti ka hartuar plane nutricionale për shumë çerdhe, kopshte dhe shkolla në Shqipëri e Kosovë. Njëkohësisht ka bashkëpunuar me Akademinë Italiane të Nutricionit në Prishtinë. Së fundmi, dietologia ofron edhe konsulta online, për të lehtësuar kontaktin me audiencën.

Në hipermarketin SPAR në qendrën tregtare TEG, Diola do të jetë e ftuar speciale përgjatë disa javëve. Me këshillat e saj për zakonet e të ushqyerit mirë, synohet përmirësimi i shëndetit të atyre që do ta vizitojnë IterSpar në TEG. Një plan për dietën, ndjekja e progresit shëndetësor, receta gatimi, pa harruar motivimin përkatës, të gjitha këto përbëjnë bazën e nevojshme për një shëndet të mirë dhe nutricionistja do t’i shpjegojë këto tema për të interesuarit.

“Është një fushatë ndërgjegjësuare mbi mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit dhe i gjithë qëllimi është që klientët që vijnë në Interspar të kenë sektorin e veçanta të ushqimeve të shëndetshme. Pra përveç sektorëve të fruta-perimeve që ne i njohim të gjitha dhe i kemi pothuajse të gjithë në shtëpitë tona, ka edhe sektorë të veçantë që përfshinë super ushqimet, apo kategoritë ‘gluten free’ për personat që kanë probleme me mostretjen apo intolerancë ushqimore mund të vijnë dhe mund të gjejnë zgjidhje për ushqimet që i toleron organizmi i tyre” – u shpreh Dosti.

Supermarketet SPAR në Shqipëri ofrojnë rreth 40.000 produkte, duke filluar me kategoritë e ushqimit, pijeve, kozmetikës, detergjentëve e shumë të tjera. “Jeto më mirë, shpenzo më pak” është premtimi për klientët, që SPAR e konsideron plotësisht të realizueshëm falë shumëllojshmërisë së artikujve, çmimeve më të ulëta dhe kushteve më të mira të ruajtjes së produkteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit