Home Aktualitet Një muaj nga ...

Një muaj nga tërmeti katastrofik në Turqi e Siri, fatkeqësia natyrore e shekullit

46
0

Ka kaluar 1 muaj nga tërmeti kastrofik në Turqi e Siri që la pas mbi 57 mijë të vdekur, dhe miliona njerëz pa strehë.

Tërmeti i 6 shkurtit është cilësuar nga Organizatat Botësrore e Shëndetësisë, si fatkeqësia më e madhe natyrore e shekullit.

Një muaj më vonë, miliona turq po përballen me pasojat e katastrofës. Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter, i cili u pasua disa orë më vonë nga një tjetër lëkundje me magnitudë 7.6 Rihter vrau rreth 46,000 njerëz (trupat e të cilëve janë identifikuar) dhe plagosi 105,000 të tjerë në Turqi, sipas të dhënave të deritanishme.

Ndërsa rreth 214.000 ndërtesa janë shembur në Turqi. Qytetet turke në provincat e Kahramanmaras pranë epiqendrës dhe Hatay në kufirin me Sirinë u shkatërruan, duke detyruar autoritetet të varrosin me nxitim mijëra njerëz në varrezat e improvizuara që ngritën në fusha dhe pyje.

Autoritetet turke vlerësojnë se 14 milionë njerëz u prekën nga tërmeti, që është një e gjashta e popullsisë turke. Midis tyre, 3.3 milionë u detyruan të largohen nga zonat e prekura, sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Pothuajse 2 milionë njerëz tani jetojnë në ccadra. Ndërsa janë regjistruar më shumë se 13,000 pasgoditje vetëm në një muaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit