Home Aktualitet Një popull në...

Një popull në ekstazë, Argjentina e “djeg” për suksesin e Messit

145
0

Një popull i tërë dehet nga suksesi, feston pafund për këtë titull kampion bote, festojnë për suksesin e Leo Messi-t me shokë. Miliona argjentinas shpërthyen në lot, këtë herë lot gëzimi, pasi “pleshti” i realizoi ëndrrën e madhe, 36 vite pritje për tu ngjitur në majën e botës.

Në Boenos Aires, me mijëra tifozë ndoqën live finalen e madhe, ndërsa pas Messi kompletoi kryeveprën e tij më të rëndësishme festuan deri në orët e para të mëngjesit.

Festë e madhe edhe në Rosario, në qytetin e lindjes së Messit, e njëjta skenë, me mijëra tifozë festuan deri në orët e para të mëngjes, por asgjë nuk përfundon këtu, një festë edhe më madhe është planifikuar kur Messi dhe të besuarit e tij do të zbarkojnë në Boenos Aries, për të festuar me popullin e tyre që aq shumë e dashuron futbollin, aq shumë e kishin pritur Kupën e Botës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit