Home Sporti Një “s” i kus...

Një “s” i kushton eliminimin një ekipi në Kupën e Francës, ngatërroi qytetin

89
0

Një “s” i kushtoi eliminimin nga Kupa e Francës ekipi të Tarbes, një klub Rajonal 1 në Hautes Pyrenees që të shtunën e kaluar duhej të dilte në fushë në raundin e katërt të Kupës së Francës kundër Vabres-l’Abbaye, klubi divizionit të dytë.

Ndeshja ishte planifikuar që të niste në orën 18:00, por nuk nisi asnjëherë, pasi Tarbes nuk mbërriti dot në fshatin me 1200 banorë, që ndodhet në jug të Aveyron, duke shkuar me 1 orë me vonesë.

I gjithë faji ishte i shoferit, që në navigatorin e tij në vend që të shkruante Vabres-l’Abbaye,u nis për në kompleksin Vabre, në Rodez, rreth 80 km më në veri të destinacionit të duhur. Udhëtimi i gjatë nisi nga ora 11:45 e paradites.

Tarbes arriti mes shuam vështirësive, teksa në një pjesë të rrugës morën biçikleta për shkak se autobusi nuk mund të kalonte në një urë që ndan vendin ku do të luanin, por nuk mungoi as vrapimi. Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes kishin vendosur përfundimin e ndeshjes dhe dhënien e fitores në tavolinë për Varbes. Të gjitha sakrificat e ekipit të Tarbes shkuan më kot. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit