Home Sporti Një ukrainas ...

Një ukrainas bombardon Juventusin, por i shpëton Danilo në shtesë (VIDEO)

114
0

Juventus dhe Atalanta ndajnë nga një pikë në betejën mes tyre për vendin e katërt. 1-1 përfundoi super dueli që do të dhuronte shumë emocione. Bardhezinjtë ju afruan shumë herë golit me Vlahovic dhe Dybala-n në fraksionin e parë, ndërkohë që edhe Atalanta kërcënoi disa herë portën e Juve.s

Ruslan Malinovskiy me hyrjen e tij në pjesën e dytë i dha një tjetër ritëm skuadrës së tij. Futbollisti ukrainas realizoi një super gol në minutën e 76-të ndaj bardhezinjve nga një distancë e largët, duke shokuar skuadrën e Allegrit. Malinovskiy i ka shënuar edhe më parë skuadrës torineze gola të ngjashëm.

Gjithsesi Juventusi hodhi forca të shumta sulmuese në fushë, por do ta gjente golin vetëm në minutën e dytë të shtesës me mbrojtësin Danilo. Braziliani kërceu mjaft mirë brenda zonës duke e dërguar topin në trekëndësh me kokë. Ky barazim e mban Juven në vendin e katërt me 46 pikë, dy më shumë se bergamaskët. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit