Home Aktualitet ”Një va...

”Një valvul demokracie”, Zheji: Presidenti Meta në momentet kyçe nuk bëri asnjë kompromis

149
0

Analisti Artur Zheji, thotë se Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të linte të kuptohej se kishte një lloj nervozizmi dhe se situata mund të merrte një rrjedhë negative lidhur me shkarkimin e tij, por kjo gjë nuk ndodhi. Po ashtu, ai tha se Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të detyrës, ndërsa shtoi se mazhoranca e humbi betejën.

”Dukej sikur Ilir Meta ishte vetëm dhe në daljet e tij shihej një lloj nervozizmi dhe të linte të kuptoj se çështja e tij po merrte trajta negative, por kjo nuk ndodhi. Ai nuk e bëri gabimin që ta merrte lehtësisht një nuancë të Kushtetueses.

Gjatë ushtrimit të tij të detyrë presidenti nuk ka kryer një shkelje të rëndë dhe besoj kjo është edhe nuanca ku ai është kapur fort.

Mendoj që sot është më i fortë dhe kemi një zbythje të trendit të mazhorancës që e çoi punën deri këtu. Duket se mazhoranca ishte e bindur se do ta fitonte betejën, por e humbi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit