Home Bota ”Njeri ...

”Njeri i paqes”, milioneri rus me pasaportë izraelite

128
0

Milioneri rus me pasaportë izraelite, Roman Abramovich është në krye të tavolinës ku do të ulet delagacioni rus me atë ukrainas, edhe pse lufta vijon. Abramovich është kërkuar nga Ukraina për të ndihmuar në bisedime dhe udhëtoi për në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime.

Sipas medias italiane “Corriere della Sera”, milioneri ka lidhje të ngushta me komunitetet hebraike në Ukrainë dhe Rusi. Para disa ditësh ai dha dorëheqjen nga roli drejtues i Chelsea për shkak të kësaj lufte dhe duket se duke u bërë pjesë i marrëveshjes për paqen, mund ta rikthejë sërish atë në krye të klubit anglez.

Pronar i bluve që nga viti 2003, Abramovich kishte shprehur dëshirën për t’ia besuar menaxhimin e kompanisë drejtuesve të lartë të fondacionit bamirës të klubit. E gjithë kjo për të parandaluar që sanksionet ekonomike të vendosura ndaj oligarkëve të afërt me presidentin Putin, të mos e përfshijnë disi ekipin, duke shmangur një pjesë të sikletit që ishte krijuar ditët e fundit për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Raundi i parë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Moskës dhe Kievit në Bjellorusi, zgjati 3 orë. Kjo është hera e parë që palët takohen që prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë, por shpresat për arritjen e ndonjë marrëveshjeje nuk janë të mëdha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit