Home Aktualitet Njeriu që çoi...

Njeriu që çoi pas hekurave Vangjush Dakon: Arrestim për bujë politike

686
0

Bashkim Dako jeton në një shtëpi me qira në ish-Kënetë, pasi pallati ku jetonte është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm. Ai është personi që 2 vjet më parë ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të bashkisë Durrës. Arrestimin e sotëm e quan veç se bujë politike.

“Arrestimi i sotëm është arrestim për bujë politike, për asgjë tjetër. Kallëzimin e kemi bërë që para tërmetit pasi në pallat janë shtuar kate pa leje, asnjë nga pallatet nuk ka pilota, janë direkt në beton dhe pa asnjë garanci sigurie.

Denoncimi i parë është në 2018, në 2019 e më tej në SPAK, e kemi çuar në të gjitha institucionet. Akoma s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ky është arrestim politik. kjo nuk është zgjidhje për ne, është për të mbuluar vjedhjet. ky mbulon vjedhjet e të tjerëve tani. S’e besoj kurrë. Tre javë kam që e di unë këtë histori”, tha Dako për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit