Home Sporti Njihuni me 3 ...

Njihuni me 3 skuadrat e vetme që kanë golaverazh pozitiv në “Abissnet Superiore”

78
0

“Abissnet Superiore” këtë sezon ka sjell jo pak surpriza, teksa rezultatet surprizë thuajse nuk kanë munguar asnjë javë. Kampionët në fuqi të Tiranës vijojnë rrugëtimin në krye të renditjes, duke pasur një ecuri shumë të mirë në javët e fundit, duke përjashtuar vetëm një humbje ndaj Kukësit.

Bardheblutë në fakt janë një nga 3 skuadrat që kanë golaverazh pozitiv këtë sezon. Ata kanë shënuar 33 gola, ndërkohë që kanë pësuar 15, duke pasur golaverazhin +18.

Vllaznia e vendit të dytë, ka shënuar 26 dhe ka pësuar 20, duke pasur golaverazhin +6. Skuadra tjetër është Egnatia e vendit të 6-të, e cila ka shënuar 21 dhe ka pësuar 17, +4. Partizani, Erzeni dhe Laçi kanë golaverazh 0, ndërkohë që ekipet e tjera kanë golaverazh negativ. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit