Home Aktualitet Njihuni me si...

Njihuni me simptomat e variantit Omicron

84
0

Varianti Omicron ka të ngjarë të përhapet më tej dhe paraqet një rrezik “shumë të lartë” global, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Një mjek në Afrikën e Jugut, i cili ishte një nga të parët që dyshoi për llojin e ndryshëm të koronavirusit, ka thënë se simptomat e variantit Omicron janë të buta dhe mund të trajtohen në shtëpi.

Dr. Angelique Coetzee, një mjeke private dhe kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, tha për Reuters se më 18 nëntor, ajo vuri re shtatë pacientë në klinikën e saj që kishin simptoma të ndryshme nga varianti dominues Delta, megjithëse “shumë të lehta”.

Ajo trajtoi rreth 30 pacientë dhe tha se tipari më i zakonshëm dukej të ishte lodhja.

Si ndryshojnë simptomat e Omicron? Lodhja ishte një nga simptomat kryesore që pacientët e saj po raportonin, tha Dr. Coetzee. Simptoma të tjera ishin dhimbje koke e lehtë, dhimbje trupi dhe gërvishtje fyti, tha ajo për Agence France-Presse.

Ajo gjithashtu u shpreh se ndryshe nga varianti Delta, pacientët deri më tani nuk kanë raportuar humbje të shijes apo nuhatjes. Gjithashtu nuk pati rënie të madhe të niveleve të oksigjenit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit