Home Aktualitet Noka tregon p...

Noka tregon pse refuzoi të plotësonte formularin e deputetit në 2021: Basha mu lut një javë, pranova nga…

169
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka për herë të parë pranoi se ka refuzuar të plotësojë formularin për të qenë deputet në zgjedhjet e 2021-it. Ai thotë për ”A2cnn” se e shihte veten të tradhtuar nga Basha dhe pranoi vetëm pas kërkesës së Berishës.

Nga ana tjetër, po ashtu Flamur Noka pranon gjithashtu se ishte pro djegies së mandatve, por kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale në 2017-ën.

“Mund të jem i vetmi deputet që kam refuzuar formularin për të qenë deputet në 2021, nuk pranoja të isha deputet i tij dhe të isha bashkëpunëtor i tij (Bashës). Pranova vetëm kur ma kërkoi Berisha. E shihja veten që ishim të shitur të tradhtuar dhe vetëm demokratëve nuk po u shërbenim dhe nuk po punonim për ta.

Për të mos dëmtuar PD dhe demokratët dhe kauzën e tyre unë nuk kam folur kurrë publikisht në atë kohë, por unë i kam thënë që nuk pranoj të jem kandidat për deputet, unë punoj kudo si drejtues politik në çdo zonë në Shqipëri se kam detyrë, por t’i nuk bëhesh se ti nuk do dhe a je peng apo ke arsye të tjera i di ti.

Ka dhe dëshmitarë. Basha më është lutur një javë që të firmosja formularin e kandidimit. Kohezioni brenda një force politike në fushatë është jetësor. Nuk është rastësi që dola në 9 shtator në krah të Berishës”,-tha Noka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit