Home Aktualitet Nomadët digji...

Nomadët digjitalë pa viza, mund të qëndrojnë një vit në Shqipëri

56
0

Nomadët digjitalë pa viza, mund të qëndrojnë një vit në Shqipëri. Të huajt që punojnë në një kompani në fushën e teknologjisë së informacionit do mund të hynë pa vizë. Një vendim i Këshillit të Ministrave përcakton se ata mund të qëndrojnë në vend deri në një vit dhe gjatë kësaj periudhe mund të aplikojnë për t’u pajisur me leje unike e cila kryhet “online”.

Për eksperten e teknologjisë Hatixhe Bilibashi vendimi i qeverisë i shërben vendit, veçanërisht në disa prej nënfushave të teknologjisë së informacionit. “Kemi “Internet of Things”, kemi Inteligjencën Artificiale dhe më e rëndësishmja është eksperienca që na vjen në Cyber Security. Kjo si garanci për bizneset që po zhvillohen në kuadër të digjitalizimit”, tha ekspertja e IT, Hatixhe Bilibashi.

Në përpjekje për të tërhequr më shumë të huaj qeveria po ofron lehtësi si vizat elektronike për të ashtuquajturit “nomadë digjitalë” dhe mundësinë për të mos paguar tatim mbi të ardhurat për qëndrim deri në 12 muaj.

“Nomadët digjitalë janë e ardhmja. dhe një potencial i madh për Shqipërinë. Të gjithë këta të rinj që mund të jenë të punësuar në kompani të huaja ose të punojnë si “freelance”, mund ta shohin Shqipërinë si vend potencial për të zhvilluar aktivitetin e tyre duke i sjellë zhvillim ekonomisë së vendit”, shtoi Bilibashi.

Heqja e vizave për të huajt e punësuar në fushën e teknologjisë është pjesë e “Agjendës Digjitale 2022-2026”, të hartuar nga Qeveria e Shqipërisë e cila synon të popullarizojë punën pa barriera. Në dokumentin qeveria zotohet të garantojë akomodimin e nomadëve digjital dhe internet me shpejtësi deri në 5G.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit