Home Aktualitet “Nuk na jep n...

“Nuk na jep njeri mikrofonin!”/ Mësuesja nga Lezha kapet me Floriana Garon, ndërhyn Berisha

2447
0

Kreu i demokratëve, Sali Berisha zhvilloi këtë mbrëmje një takim me ekspertë të arsimit dhe mësues nga gjithë vendi, të cilët i kanë shprehur shqetësimet që kanë në punën e përditshme. Gjatë bashkëbisedimit, një mësuese nga Lezha është përplasur me Floriana Garon, pasi ka thënë se nuk u jepte njeri fjalën, ndaj edhe mikrofonin e mori me forcë. Kjo krijoi tension në sallë. Për të zbutur disi debatin ndërhyri vetë Sali Berisha.

Donika Haxhiaj: Jo në mungesë respekti, por desha të them diçka se dua të marr mikrofonin në formë pak të dhunshme e jo ashtu kot. Ne mësuesit, ne të bazës, ne që bëjmë 24 orë mësim në javë, ne që gjithë pasditen korrigjojmë detyrat nuk na i jep njeri mikrofonin, duhet ta marrim.

Floriana Garo: Më falni nëse mund të prezantoheni.

Donika Haxhiaj: Jam Donika Haxhiaj dhe vij nga Lezha.

Floriana Garo: Kjo nuk është e vërtetë, mikrofoni po kërkohet dhe jepet sipas radhës që po kërkohet.

Ndërhyn Sali Berisha: Florjana e ka në mënyrë figurative.

Floriana Garo: Shumë mirë që e morët fjalën, po kështu i bie që e morën të gjithë…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit