Home ShowBiz ”Nuk të...

”Nuk të ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë”, Ilnisës prek sërish Eglën, komentet kundër gazetares

226
0

Ngjarjet në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, nuk ka të sosur. Debati mes Ilnisës dhe Eglës në oborr ka degraduar në ofendime personale mes dy banoreve. Ilnisa i ka përmendur faktin që aktorja nuk është nënë, çështje delikate e diskutuar disa net më parë gjatë spektaklit. Në videon e postuar në Instagram-in e Big Brother, komentet janë kundër sjelljes së Ilnisës, dhe dënojnë që prek në këtë pikë Eglën, pasi aktorja nuk e ka folur kurrë pse nuk ka pasur një fëmijë.

Pjesë nga debati:

Ilnisa: S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë.

Egla: O Zot shiko si impostohet, gjuha e trupit.

Ilnisa: Nuk të ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë, sa bukur është të kesh një fëmijë

Egla: Eeeee, mund të kem kur të dal, s’më ka ardhur akoma qejfi për të pasur.

Ilnisa: Uroj shumë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit